Debati i së martës mbrëma (01.10.2024) i kandidatëve për zëvendëspresident, republikan JD Vance dhe demokratit Tim Walz, u duk si një bisedë e qytetëruar dhe relativisht e përmbajtur për çështje që prekin shqetësimet më të mëdha të votuesve amerikanë në prag të zgjedhjeve të 5 nëntorit, vlerëson transmetuesi britanik, BBC, në analizën e pastajme.
Nisur prej këtij këndi, ishte një atmosferë krejt ndryshe prej dy debateve të mëhershme presidenciale. Dytë e kaluan shumicën e kohës duke kaluan më shumë kohë duke sulmuar bashkëgaruesin e tyre për president, sesa njëri-tjetrin në debatin televiziv prej 90 minutash në CBS News në New York.
Walzi nuk e pati fillimin e të mbarë, por mori vrullin kur erdhën pika për abortin dhe trazirat e Capitolit.
Por edhe debati për politikat bosht, me pak përplasje politike, mbase më shumë i shkoi për shtat Vancet – një folës i rryer publik, vlerëson BBC.
Nëse ka për diçka që u zgjodh për të garuar bashkë me kandidatin republikan për president ishte fakti se Vance e përmbush aspektin ideologjik të popullizmit konservator të Donald Trumpit, por të martën mbrëma ai u tregua më i matur dhe i përulur.
Kishte momente kur kandidati republikan për aspekte që i quajti të padrejta, duke iu referuar verifikimit të pretendimeve të Trumpit prej moderatorëve të CBS dhe të fikjes së përkohshme të mikrofonave të dy kandidatëve.
Por në shumicën e kohës, rivalët treguan maturi. Madje kishte shumë raste kur ata u pajtuan për disa çështje.
Kur Waltz tregoi sesi si 17-vjeçar kishte parë të shtëna në një qendër komuniteti, Vance vërtetë u duk i shqetësuar.
“Më vjen keq për këtë dhe shpresoj se ai po ia del mbanë”, theksoi ai. “Krishti ka mëshirë, është e jashtëzakonshme”.
Përplasjet më të mëdha u shfaqën në fund të debatit lidhur me temën e pretendimeve të vazhdueshme dhe të rrejshme të Trumpit se zgjedhjet e vitit 2020 ishin kurdisur kundër tij.
BBC-ja shkruan se historia politike amerikane sugjeron se debatet e kandidatëve për zëvendëspresident në të vërtetë nuk kanë peshë të madhe.
Më 1988, demokrati Llyd Bensten shpartalloi republikanin Dan Quayle. Disa muaj më vonë, Quayle u betua si zëvendëspresident pasi republikanët fituan me epërsi të madhe.
Mund të rezultojë se debati i mbrëmshëm mund të jetë jorelevant në rezultatet e zgjedhjeve të nëntorit.
Walz nuk është se dëmtoi tiketën demokrate dhe tregoi pak sharm të Perëndimit të Mesëm amerikan që tregon pse Kamala Harris e zgjodhi si bashkëgarues demokrat.
Por performanca e fuqishme e Vancet do t’u japë pak zemër republikanëve në ditët e ardhshme.
Dhe ndikimi afatgjatë i debatit mund të jetë t’i bindë anëtarët e partisë së tij se senatori i Ohios – i cili është 40 vjeç – ka një të ardhme politikën kombëtare konservatore, duke pasur parasysh aftësinë për t’i avancuar prioritetet e tij ideologjike në nivelin më të lartë.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com