Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Në Prishtinë, një grua më 01.10.2024 ka raportuar se ndaj saj një burrë nën ndikimin të alkoolit ka shkaktuar dhunë psiqike.
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit rasti është përcjell në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është shoqëruar në shtëpinë e familjarëve të saj.
Po ashtu, në Prishtinë më 01.10.2024 është raportuar se një burrë e ka sulmuar fizikisht një grua pas një mosmarrëveshjeje.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor”- thuhet në raport.
Po ashtu, sipas njoftimit rasti është në procedurë hetimore.
Ndërsa në Novobërdë është raportuar se një burrë në gjendje të dehur e ka fyer dhe kanosur një grua.
Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe në konsultim me të njëjtin rasti i dedikohet njësisë së hetimeve për hetime të mëtutjeshme.