RRUFE

OKB: Libani po përballet me krizë të tmerrshme të refugjatëve

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Refugjatët, Filippo Grandi, ka mbërritur në Bejrut këtë pasdite. Në një postim në rrjetet sociale, ai deklaroi se Libani po përballet me një krizë të “tmerrshme të refugjatëve, si pasojë e zhvendosjeve nga sulmet ajrore izraelite”.

Spitalet po ashtu janë mbyllur pasi sulmet ajrore nga Izraeli kanë goditur edhe objekte shëndetësore, raporton BBC.

Sipas autoriteteve libaneze, më shumë se 1,110 njerëz janë vrarë nga sulmet izraelite që nga 23 shtatori, ndërsa më shumë se 1.2 milionë njerëz janë zhvendosur për shkak të luftimeve të vazhdueshme.

Izraeli ka zgjeruar bombardimet në Liban më 5 tetor, duke goditur periferitë në jug të Bejrutit përmes 12 sulmeve ajrore dhe duke sulmuar një kamp të refugjatëve palestinezë në veri të Libanit.

Izraeli ka vrarë disa zyrtarë të Hamasit në Liban që kur nisi mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë në tetor të vitit të kaluar. Izraeli po ashtu ka vrarë udhëheqës të lartë të Hezbollahut, që është grup militant dhe parti politike që kontrollin shumicën e jugut të Libanit.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike, e cila ka ulëse në Parlamentin libanez.

Në dy javët e fundit, pothuajse 375.000 persona janë larguar nga Libani për në Siri për shkak të luftimeve, sipas të dhënave të Qeverisë libaneze.

https://kallxo.com/lajm/izraeli-kryen-sulme-ajrore-ne-bejrut-dhe-ne-veri-te-libanit/


Postuar

,

nga