RRUFE

Plagosja e 38-vjeçarit në Mitrovicë, policia e cilëson si ‘Vrasje e rëndë në tentativë’

Policia e ka cilësuar si ‘vrasje të rëndë në tentativë’ rastin e plagosjes së një 38-vjeçari të shtunën më 05.10.2024 në Mitrovicë të Jugut.

Ilmi Prekazi nga zyra për media e Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Jugut ka bërë të ditur për Kallxo.com se “janë identifikuar të dyshuarit dhe janë në kërkim”.

38 vjeçari që mori plagë në këmbë, fillimisht u dërgua në Spitalin e Mitrovicës së Jugut më pas në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë të Jugut, të shtunën më 05.10.2024

https://kallxo.com/lajm/i-plagosuri-ne-mitrovice-te-jugut-jashte-rrezikut-per-jete-por-do-te-dergohet-ne-qkuk/


Postuar

nga