Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror mes tre automjeteve në magjistralen Mitrovicë- Prishtinë.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Ilmi Prekazi nga zyra për media e Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Jugut i cili tha se të lënduarit kanë pësuar lëndime të lehta.
“Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident zinxhiror ku janë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor dhe janë dërguar në Emegjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë dhe sipas informatave lëndimet janë të lehta”- tha Prekazi
Ai shtoi se njësitë plicore të trafikut janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit.
19:50 – përditësim i artikullit:
Si pasojë e aksidenteteve edhe 4 persona të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Fillimisht ndihma mjekësore i ishte ofruar 3 personave, ndërsa më vonë numri është rritur duke shkuar në 7, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ilmi Prekazi.
Shënim: Artikulli është përditësuar me informata të reja mbi numrin e të lënduarve.