RRUFE

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, disa persona të lënduar

Disa persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot me 06.10.2024, rreth orës 07:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në Prizren – veri.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxha, në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një minibus.

“Sipas informative të para nga njësitet në vendngjarje, dyshohet për disa persona të lënduar të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Është njoftuar prokurori, përderisa njësitet kompetente policore janë duke hetuar shkaqet e aksidentit” – ka thënë Hoxha për KALLXO.com.

Ai u ka bërë thirrje drejtuesve të veturave që të kenë kujdes dhe vigjilencë më të shtuar gjatë vozitjes, për të shmangur aksidentet në trafik.


Postuar

nga