RRUFE

Të hënën hynë në grevë punëtorë të shërbimeve teknike të QKUK-së, kërkojnë rritje të pagave

Rreth 250 punëtorë të shërbimeve teknike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), nesër me 07.10.2024 priten të hynë në grevë.

Basri Krasniqi, njëri nga organizatorët e kësaj greve për KALLXO.com ka thënë se arsyeja e grevës janë kushtet e punës, si dhe niveli jo i kënaqshëm i pagës.

“Po nesër në mëngjes hymë në grevë. Nuk e dijmë tash sa zgjatë greva, ne e kemi mbajtë protestën ata nuk na kanë marrë parasysh, tash po fillojmë grevën. Arsyeja është paga, që na e kanë zbritë koeficientin” – ka thënë shkurtimisht Krasniqi.

Ai nuk ka pranuar të jap më shumë detaje rreth grevës, duke thënë se ditën e nesërme kur edhe fillon greva, do të deklarohen për media.


Postuar

nga

Etiketa: