Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas aksidentit me fatalitet që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, te Liqeni i Badovcit, ku si pasojë mbetën të vdekur tre persona.
Sveçla ka bërë të ditur se pas aksidentit ka intervenuar Policia e Kosovës, e cila me ndihmën e FSK-së dhe zjarrfikësve ka nxerrë veturën dhe trupat e të njderëve. Sipas tij, aktualisht ekspertët e fushës janë duke bërë hetime për shkakun e aksidentit.
“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe në këto momente të rënda për ta jemi në krah të tyre.Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve për vozitje të kujdesshme në mënyrë që të shmangim dhe të mos përsëriten aksidente të tilla” – ka shkruar ndër të tjera Sveçla.
Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan – Prishtinë, mbrëmë rreth orës 23:00.
https://kallxo.com/lajm/tre-persona-te-vdekur-ne-nje-aksident-ne-rrugen-gjilan-prishtine/