RRUFE

Pamje – Aksion i Prokurorisë Speciale në Ndërmarrjen ‘Pallati i Rinisë’

11:14

Numri i të arrestuarve gjatë aksionit të Prokurorisë Speciale në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë’ ka shkuar në dy.

Të dy të arrestuarit sipas burimeve të KALLXO.com janë zyrtarë të ndërmarrjes, derisa arrestimi i tyre është bërë nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

KALLXO merr vesh se të arrestuarit janë F. Rr., ish menaxher i prokurorimit, aktualisht zv/shef i sigurimit dhe A. Z., u.d. kryeshef në zyrën për financa.

11:00

Prokuroria Speciale konfirmon arrestimin e dy zyrtarëve në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë”

Një aksion i Prokurorisë Speciale në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë” ka rezultuar me dy zyrtarë të arrestuar në dyshimin për keqpërdorim të detyrës.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale Liridona Kozmaqi ka thënë për KALLXO.com se pas përfundimit të këtij aksioni kjo prokurori do të informoj lidhur me detajet e aksionit të sotëm.

“Ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë”. Deri më tani kemi të ndaluar dy persona të dyshuar për  kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me Keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Pas përfundimit të aksionit do të informoheni për detaje tjera”, ka thënë zëdhënësja Kozmaqi.

09:27

Mëngjesin e sotëm njësitet speciale të Policisë zbarkuan në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë” pas një urdhëri nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Dyshimet për keqpërdorim janë arsyet pse një person tashmë është vënë në pranga.

Kallxo.com ka parë se brenda hapësirave nga ku doli i dyshuari i prangosur janë edhe disa hetues policor.

Dy vetura të policisë janë vendosur nga hyrja kryesore e Pallatit, ndërsa i arrestuari me pranga u fut në një makinë e më pas u transportua për në stacion policor për intervistim.

Brenda hapësirave nga ku i nxor i prangosuri po vazhdojnë të mbesin edhe disa hetues policor.

09:24

Një person prangoset gjatë aksionit të Prokurorisë Speciale në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë”.

Një person tashmë ka përfunduar në pranga gjatë një aksioni të Prokurorisë Speciale që ka nisur rreth orës tetë në mëngjes sot më 07.10.2024.

Kallxo.com mëson se aksioni po zhvillohet me urdhër të Prokurorisë Speciale për veprën penale të keqpërodirmit.

Njësitet policore prangosën një person dhe e dwërguan në stacion për intervistim.

09: 17

Aksion i Prokurorisë Speciale në Ndërmarrjen ‘Pallati i Rinisë’

Një aksion është duke u zhvilluar brenda hapësirës së Ndërmarrjes Publike “Pallati i Rinisë”.

Në bazë të informacioneve që posedon Kallxo.com, aksioni po zhvillohet me urdhër të Prokurorisë Speciale nën dyshimet për veprën penale keqpërdorim.

 


Postuar

nga