RRUFE

Zveçan, shoqërohet në Polici personi të cilit iu konfiskuan një armë e gjatë dhe një pistoletë

Një person është shoqëruar në Polici në Zveçan pasi atij i janë konfiskuar një armë dhe një revole.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

“Ky nuk është operacioni i vetëm apo bastisja e vetme. Derisa e kemi pasur këtë bastisje kemi pasur edhe një bastisje tjetër në Zveçan ku e kemi konfisku një armë M-48 dhe një revole. Në këtë rast e kemi një person që e kemi shoqëru në stacion dhe është duke u marrë në pyetje” – tha Elshani më 07.10.2024.

Policia e Kosovës ka kryer bastisje edhe në Mitrovicë të Veriut, më 07.10.2024.

Kështu konfirmoi për KALLXO.com zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veriu të Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Sipas Policisë, dy persona të dyshuar – njëri me iniciale A.J. i lindur më 1992 dhe V.J. i lindur më 1978, nuk janë hasur në shtëpi, por tashmë janë shpallur në kërkim.

https://kallxo.com/lajm/bastisje-ne-mitrovice-te-veriut/


Postuar

nga