RRUFE

Ministri Maqedonci vizitë zyrtare në Tiranë me ftesë të homologut shqiptar

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shkuar në Tiranë për vizitë zyrtare me ftesë të homologut të tij, Pirro Vengu.

“Në një pritje me nderime të larta ushtarake, të ngrohtë e vëllazërore patëm mundësi që gjatë takimit tonë të diskutojmë për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes” – ka shkruar Maqedonci në një postim në Facebook.

Ministri Vengu tha se Kosova mbetet prioritet strategjik kombëtar i Shqipërisë e në qendër të politikës së tyre të jashtme dhe të sigurisë.

“Bashkëpunimi ynë do të vijojë edhe më intensiv në fushën e mbrojtjes, ndërsa do të rrisim numrin e mundësive për studentët dhe oficerët e Forcave të Sigurisë së Kosovës në institucionet tona të edukimit ushtarak, si dhe do të mbështesim zhvillimin e kapaciteteve të përbashkëta, përfshirë edhe në fushën e emergjencave civile” – ka treguar Vengu po ashtu në Facebook.

Ministri shqiptar ka theksuar edhe përkrahjen e Shqipërisë ndaj Kosovës në rrugën për integrim euroatlantik.


Postuar

nga