Policia në Drenas ka arrestuar një person pasi ka shkelur urdhrin mbrojtës të lëshuar nga Gjykata.
Rasti ka ndodhur më 08.10.2024, rreth orës 16:20.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 09.10.2024.
Rasti është inicuar si ‘Mospërfillje e urdhrit të gjykatës’.