Një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj një çifti bashkëshortor.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur bimë narkotike.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj dhe bashkëshortit të saj. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar dy bimë kanabisi, 16.2 gram marihuanë, 3 fara kanabis, 2.4 gram kërpudha të dyshuara për narkotikë, një peshore digjitale dhe një grinder”- thuhet në raport.
Organet e rendit tregojnë se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.