Ambasada e Gjermanisë në Kosovë e ka përkujtuar Dieter Burdenskin, ish-lojtarin gjeman i cili vdiq më 09.10.2024.
Burdenski është kujtuar si ndihmës i madh i Kosovës për t’u njohur në UEFA dhe FIFA.
“Nga ndihma e Kosovës për t’u njohur në UEFA dhe FIFA deri te organizimi i ngjarjeve kryesore dhe sjellja e legjendave të futbollit në vendin tonë, ndikimi i tij ishte i thellë”- ka shkruar Ambasada Gjermane në Facebook, duke e cilësuar Burdenskin si legjendë të futbollit gjerman.
Edhe Federata e Futbollit të Kosovës e ka përkujtuar me pikëllim të thellë Burdenskin duke e quajtur mik të çmuar të Kosovës, përkrahës të palodhur dhe kontribues të madh për zhvillimin e futbollit kosovar.
“Ai luajti një rol kyç në senzibilizimin e opinionit ndërkombëtar për pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA, duke organizuar ndeshje miqësore në Gjermani para anëtarësimit në këto dy organizata së bashku me vëllezrit Shoshi dhe Fekmi Kongjelin, duke sponsorizuar të gjitha shpenzimet e atyre miqësoreve. Burdenski ishte gjithashtu më meritori që dy televizionet publike gjermane ARD dhe ZDF organizuan dokumentarin që ngriti vetëdijen publike për futbollin e Kosovës”- ka shkruar FFK.
FFK ka shkruar se Dieter Burdenski, me karrierën e tij të bujshme nga viti 1966 deri në vitin 1989, me mbi 650 ndeshje, 500 prej tyre me Werder Bremen dhe me pjesëmarrje në Kampionatin Evropian dhe Botëror.