RRUFE

I gjenden mbi 160 mijë euro në shtëpi, kapet i dyshuari për tregti të ndaluar dhe kontabandim të mallrave në Prishtinë

I dyshuari me inciale B.M është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për veprat panale ‘tregti e ndaluar’ dhe ‘kontrabanda e mallrave’, në Prishtinë më 10.10.2024.

“Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (NjRHKEK) Ferizaj, kanë trajtuar një informatë për një person të dyshuar. Personi, për policinë ka qenë edhe më parë i njohur për përfshirje në veprimtari penale”- thuhet në raport.

Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur armë, telefon, veturë e shumë prej të hollash.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia ka gjetur: 161.485 (njëqind e gjashtëdhjetë e njëmijë e katërqind e tetëdhjetë e pesë) euro,  2320 (dymijë e treqind e njëzet) franga zvicerane, 2300 (dymijë e treqind) dollar amerikan, 80.850 (tetëdhjetëmijë e tetëqind e pesëdhjetë) denar maqedonas, 696 kilogram mjaltë (produkt i dyshimtë pa prejardhje), 250 kilogram fasule (pa prejardhje), një pushkë e gjatë (pushkë ajrore), një revole, një veturë dhe një telefon”- bëhet e ditur në raportin e organeve të rendit.

Sipas policisë, për rastin me mallin e kontrabandë (mjalti dhe fasulja), është ftuar për trajtim njësia e Doganës së Kosovës.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me aktvendim nga prokurori kompetent, i dyshuari dërgohet në ndalim prej 48 orësh.


Postuar

nga