RRUFE

Lajçak: Me Bislimin diskutuam për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit

Emisari i Bashkimit Europian, Mirosllav Lajçak, ka folur për takimin me kryenegociatorin e Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimin, në përgatitje të takimit të radhës të kryenegociatorëve. 

Përmes një njoftimi në rrjetin social “X”, Lajçak ka thënë se gjatë këtij takimi me Bislimin në Vjenë kanë diskutuar në detaje për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit. 

“Ne diskutuam në detaje zbatimin e plotë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”- ka shkruar Lajçak sot më 10.10.2024.


Postuar

nga