RRUFE

Gjilan, arrestohet i dyshuari që rrahu vëllain e tij

Një person është arrestuar nën dyshimin se në gjendje të dehur ka sulmuar një grua, në Prishtinë.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari…i cili ishte në ndikim të alkoolit, pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar një femër, kosovare”- thuhet në raport. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar në Gjilan.

Një burrë është arrestuar pasi që dyshohet se ka rrahur vëllanë e tij.

“I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin e organeve të rendit.

 


Postuar

nga