RRUFE

Aksidentohen kamioni dhe 11 automjete në Veternik të Prishtinës

11 persona kanë pësuar lëndime rpas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur para disa minutave në lagjen Veternik të Prishtinës – ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Në aksident janë përfshirë një kamion dhe 11 automjete.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se të premten (11.10.2024), rreth orës 14:30 kanë pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona”- tha ajo.

Sipas Ahmetit, me rastin po merret hetuesia nga Njësiti i trafikut rrugor.

aksidenti, veternik
Vendi ku ka ndodhur aksidenti në Vternik – 11.10.2024
Vendi ku ka ndodhur aksidenti në Vternik – 11.10.2024

Postuar

nga