Tre të rinj të moshës 18 dhe 19-vjeçare janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për lëndim trupor dhe armëmbajtje pa leje.
Policia bën të ditur se në lidhje me rastin është sekuestruar edhe një pushkë automatike, e cila sipas PK-së, nuk është përdorur.
Me datën 13.10.2024, rreth orës 00:30 policia e stacionit në Ferizaj thotë se ka pranuar një informatë se në rrugën ‘Fatmir Kërqeli’ në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor, në të cilin tre persona kanë sulmuar dy persona tjerë, duke iu shkaktuar lëndime trupore.
“Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të arrestojnë tre personat e dyshuar: E.F ( M/K) i moshës 19 vjeçar, dhe A.F ( M/K), i moshës 18 vjeçar dhe E.M (M/K) i moshës 19 vjeçar, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj”- tha Policia.
Sipas organeve të rendit, të dyshuarit pasi jëanë intervistuar nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.