RRUFE

Kapet 1 kilogram ari i padeklaruar në Aeroportin e Prishtinës  

Dogana e Kosovës, në një operacion kontrolli në Aeroportin e Prishtinës ka ndaluar një kilogram ari të padeklaruar me pastërti prej 14 karatësh, në vlerë prej më shumë se 59 mijë euro. 

Siç njofton Dogana, gjatë kontrollit të udhëtarëve në aeroport, imazhet e skenerëve kanë treguar indikacione për mallra të padeklaruara brenda një çante. 

Pas hapjes së çantës, janë zbuluar mallrat e fshehura së bashku me dokumentacionin përkatës që shoqëronte mallrat. 

“Pas një vlerësimi të hollësishëm nga Dogana e Kosovës, u konstatua se vlera reale e arit të ndaluar është 59,294.12 euro”- njofton Dogana e Kosovës, sot më 15.10.2024. 

Tutje, bëhet e ditur se rasti është duke u trajtuar në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Doganës së Kosovës dhe me Prokurorin e Shtetit, për të analizuar të gjitha detajet dhe për të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore ndaj personave përgjegjës.


Postuar

nga