Këshilli Prokurorial në takimin e 255 ka bërë shpalljen e konkursit për pozitën e Kryeprokurorit të prokurorive Themelore dhe për Prokurorinë e Apelit.
Mbledhja e 255 ka të parapara për shqyrtim 12 pika ndërsa në pikën e tretë janë përzgjedhur panelet vlerësues të cilët do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorëve të këtyre prokurorive.
Shpallja e konkursit është bërë për Prokurorinë e Apelit dhe për prokuroritë themelore të Ferizajt, Gjilanit, Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës.
Konkursi do të jetë i hapur për 15 ditë pas shpalljes së tij më datë 21.10.2024 në gazetë zyrtare dhe shpalljen e njoftimit në mënyrë fizike në objektet e Prokurorisë.
Në këtë rast janë themeluar paneli vlerësues për Prokurorinë e Apelit me anëtarët, Milor Krasniq, Jehona Grantolli anëtarë dhe Visar Krasniqi anëtarë nga radhët e jo prokurorëve. Paneli do të ketë edhe anëtarët rezervë të cilët do të jenë Veton Shabani dhe Dradan Vuniqi.
Ndërsa si anëtarë të panelit vlerësues për konkursin e kryeprokurorëve për Prokuroritë Themelore do të jenë, Jehona Grantolli, Veton Shabani anëtarë dhe Visar Krasniqi nga anëtarët jo prokuror. Ndërsa si anëtarë rezervë do të jenë Jetish Maloku dhe Besim Kelmendi.
Të dy panelet janë votuar me 11 votë për nga anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, pa asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër.
Në këtë takim të 255 pos shpalljes së konkursit për kryeprokurorët e Prokurorive, janë duke u diskutuar edhe 11 pika të rendit të ditës të cilat janë;
- Miratimi i rendit të ditës.
- Procesverbali i Takimt të 253 të KPK-së.
- Rregullore për Transferimin dhe Avancimin e Stafit Administrativ në Sistemin Prokurorial
- Shpallja e Konkursit për Kryeprokurorë dhe themelimi i paneleve vlerësuese
- Dokumenti i Politikave të Trajnimit dhe Plan i nevojave për trajnimin për viti 2025.
- Raporti i Komisionit për Administrimin Prokurorive për trajtimin e rasteve me kryerës të panjohur.
- Propozimi i kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale për caktimin e udhëheqësit të Departamentit për Hetimin e Krimit të Organizuar
- Propozimi i kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e udhëheqësit të Departamentit të Përgjithshëm
- Kërkesë e Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës dhe mendimi i kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë
- Pensionimi i Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj
- Propozimi i draft vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës
- Të ndryshme.