RRUFE

Policia e Kosovës shpall në kërkim 7 shtetas të Shqipërisë për plantacionet e narkotikëve në zonën e Pejës

Policia e Kosovës në bashkëpunim me organet e drejtësisë ka shpallur në kërkim shtatë persona të dyshuar, shtetas të Shqipërisë. 

Sipas Policisë, këta persona kërkohen nën dyshimin për përfshirje në dy vepra penale – kultivim i bimëve narkotike, dhe – shitblerje e narkotikëve. 

Shtatë të dyshuarit, të gjithë shtetas të Shqipërisë, për këto dy vepra penale sipas Policisë janë: Engjellush Ibrahimi (i lindur më 1985), Erion Etemaj (1990), Eldi Mykaj (1997), Mirjon Qokli (1997), si dhe Albano Saliu (1991). 

Policia tutje u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë informata lidhur me vendodhejn e tyre ta njoftojnë Policinë.

“Luten të gjithë qytetarët që posedojnë informata lidhur me vendndodhjen e këtyre personave të njoftojnë stacionin policor më të afërt ose përmes numrave kontaktues:

Nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999 ose përmes aplikacionit Lajmëro Policinë dhe përmes e-mailit: info@kosovopolice.com”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, sot më 15.10.2024. 

Ndryshe, Prokuroria e Pejës dhe Policia e Kosovës gjatë aksionit të përbashkët më 27.09.2024 kanë sekuestruar mbi një ton drogë, në vlerë rreth 5 milionë euro, në rajonin e Pejës. Një shtetas i Shqipërisë ishte arrestuar gjatë aksionit.

Në emisionin “Kallxo Përnime” janë transmetuar pamje ekskluzive të operacionit në plantacionin e drogës në zonën e Pejës.

 

https://kallxo.com/lajm/sekuestrohet-mbi-nje-ton-droge-ne-peje/


Postuar

nga