RRUFE

Një 17 vjeçar mbeti i lënduar pas therjes në Mitrovicë

Një i mitur, 17 vjeçar ka mbetur i lënduar në stomak e në gjymtyrë nga një mjet i mprehtë në sheshin “Skënderbeu” – Mitrovicë të Jugut, pas një përleshje mëngjesin e së mërkurës (16.10.2024).

Kështu konfirmoi para mediave, mjeku nga Spitali i Përgjithshëm “Dr. Samihaxhibeqiri” në Mitrovicë të Jugut, Gëzim Berisha.

“Në ambulantën e qytetit është sjell një person, është sjell një njeri në moshën 17 vjeçare. Pas therjeve në thikë i ka pasë disa plagë, tri në gjymtyrë dhe një në bark”- tha Berisha.

Sipas Berishës pacienti është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

“Për shkak se gjendja shpuese në bark ka nevojë për ekzaminime të mëtutjeshme dhe vizita specialistike të detajuara, ne pacientin në gjendje stabile e kemi dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK”- përfundoi ai.

Lidhur me këtë rast është arrestuar një i dyshuar, po ashtu i mitur, sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

https://kallxo.com/lajm/perleshje-ne-mitrovice-te-jugut-i-mituri-lendohet-me-mjet-te-mprehte-pamje/


Postuar

nga

Etiketa: