Policia në Prishtinë i ka gjurmuar dy raste të ekspozimit të armëve në rrjete sociale dhe ka rezultuar me një arresti të një të mituri, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati.
Sipas njoftimit të Policisë, dy rastet e ekspozimit të armëve në rrjete socilae kanë ndodhur më 16.10.2024.
Rasti i parë raportohet të ketë ndodhur rreth orës 14:00, në rrugën “Bajram Bahtiri”.
Në këtë rast është arrestuar i dyshuari i mitur, i cili kishte ekspozuar në rrjete sociale një armë dhe pas bastisjes së Policisë në një pronë të familjarit të të miturit është konfiskuar një pistoletë.
“Lidhur me rastin është bastisur prona e axhës së tij, të dyshuarit mashkull kosovar ku është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë” – njofton Policia, më 17.10.2024.
Si përfundim, pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën “Elvia Qelebiu”.
I dyshuari ka ekspozuar dy armë në rrjete sociale dhe rasti është duke u hetuar.
“Është bastisur shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari gjendet në arrati” – ka njoftuar Policia.
Të dy rastet janë inicuar si armëmbajtje pa leje.