Zyrtarët policorë në Prishtinë janë penguar në kryerje të detyrës derisa e kanë kërkuar dhe arrestuar ë të dyshuar, i cili ishte në kërkim policor.
Policët janë penguar ta kryejnë detyrën zyrtare nga ë person tjetër, ndërsa personi i kërkuar ka arritur të ikë.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 16.10.2024, rreth orës 21:05.
Me këtë rast, i arrestuar ka përfunduar i dyshuari që i kishte penguar policët.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për pengim në kryerje të detyrës zyrtare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë” – njofton Policia, më 17.10.2024.
Rasti është duke u hetuar ndërsa është inicuar si – pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.