Sonte në #DebatPërnime mund të ndiqni debatin e radhës në kuadër të debateve “Jeta në Komunë’.
Përballë Jeta Xharrës dhe Kuvendit Komunal është kryetari i Skenderajt, Fadil Nura.
– Si e komenton Nura qeverisjen e tij tri-vjeçare në Skenderaj?
-Ndiqni hulumtimet e ekipit të KALLXO.com në terren. Cilat nga premtimet për Skenderajn nuk u realizuan dhe çfarë thotë për to Fadil Nura?
-Çfarë thonë asamblistët opozitarë për qeverisjen në Skenderaj?
-Përballja e kryetarit me akuzat e asamblistëve për mungesën investimeve në fshatrat e Skenderajt.
-Po ashtu, reagimi i kryetarit Nura kur shfaqet hulumtimi i ekipit të KALLXO.com për projektet që ishin promovuar si sukses në Facebook, e në terren u gjetën mangësi.