Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.
Sipas një njoftimi, në takim është diskutuar për bashkëpunimin e dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe për situatën e përgjithshme të sigurisë.
“Ata janë pajtuar që thellimi i bashkëpunimit të vazhdoj të mbetet prioritet i dyanshëm” – tha Ministria e Mbrojtjes.
Tutje u shtua se gjatë takimit është diskutuar edhe për rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për luftën e drejtë të popullit të Ukrainës si dhe kontributin aktiv të Kosovës si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.
Ministria shtoi se SHBA është mbështetësi kryesor i Republikës së Kosovës në të gjitha fushat.