Disa persona të panjohur dyshohet se i kanë djegur veturën një gruaje mbrëmë në Prishtinë, më 20.10.2024.
Policia thotë se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi i zjarrëfikësve e kanë shuar zjarrin.
Për këtë rast nuk raportohet për ndonjë të arrestuar, ndërsa Policia thotë se njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet për procedurat e mëtejme hetimore.
Po ashtu, në Fushë Kosovë është raportuar se disa persona të panjohur i kanë djegur veturën një burri.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se ekipi i zjarrëfikësve e kanë shuar zjarrin.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të dielën, më 20.10.2024 rreth orës 03:50.