Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në Qeverinë e Kosovës, Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien të shoqëruar me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.
Hera e fundit kur Kurti u takua me O’Brien ishte në New York më 27.09.2024.
O’Brien së bashku me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexender Kasanof, kishin takuar Kurtin nën margjina të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Kjo ështe vizita e dytë e një zyrtari të lartë amerikan në Kosovë brenda dy javësh.
Para tij, Alexander Kasanof më 11.10.2024, zhvilloi takime në Kosovë me prijësit e shtetit dhe ata të partive opozitare.
Kasanof, tha se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës i komplikojnë kapacitetet e SHBA-së për të mbështetur Kosovën.
Kështu kishte deklaruar edhe O’Brien karshi Kosovës muaj më parë.
O’Brien në korrik i kishte bërë thirrje kryeministrit Kurti, që të koordinohet me partnerët ndërkombëtarë pasiqë autoritetet kosovare kishin mbyllur pesë objekte të strukturave paralele serbe në veri.
Ai kishte thënë që Qeveria e Kosovës duhet koordinohet me partnerët ndërkombëtarë duke theksuar se Qeveria e Kosovës duhet të ndërpresë “veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”.