RRUFE

Gjykimi për 39 mijë eurot që ishin sekuestruar nga hetuesia gjatë bastisjes te Nuhredin Skenderi për vepra penale të terrorizmit

Nuhredin Skenderi, i cili nga Gjykata e Prishtinës ishte dënuar me 8 vjet e 6 muaj dënim me burgim dhe 5 mijë euro dënim me gjobë për veprën penale – lehtësim i terrorizimit, është ulur në të njëjtën Gjykatë edhe një herë.

Kësaj radhe gjykimi ndaj tij ka vazhduar vetëm sa i përket mjeteve monetare 39 mijë euro, të cilat hetuesia i kishte sekuestruar gjatë bastisjes.

Kjo pasi Gjykata e Apelit kishte vërtetuar aktgjykimin dënues të Gjykatës Themelore të datës 30.01.2024 për pjesën e dënimeve ndërsa për pjesën e sekuestrimit rastin e ka kthyer për ta gjykuar përsëri.

Në cilësinë e dëshmitarit sot, më 22.10.2024,  është dëgjuar daja i Nuhredin Skenderit, Amir Uka, i cili ishte propozuar për dëgjim në këtë cilësi si rekomandim nga Gjykata e Apelit.

Sipas Ukës, nënës së Nuhredin Skenderit, babai i tyre i ka dhënë dhuratë (në vitin 2019) 39 mijë euro pasi babai i tyre e kishte shitur një parcelë të tokës në Prevallë.

Kjo ishte bërë, sipas Ukës, si mënyrë e ndarjes së pasurisë pasi Ukës babai i tij i kishte lënë shtëpinë dhe një pjesë të dyqanit në Prizren, ndërsa nënës së Nuhredin Skenderit i kishte dhënë pjesën e parave që e kishte marrë nga shitja e tokës në Prevallë.

Lidhur me shitjen e parcelës dëshmitari u deklarua se pagesa ishte bërë gjysma e parave përmes xhirollogarisë e gjysma tjetër në dorë.

Sipas dëshmitarit një pjesë e të hollave prej rreth 20 mijë euro kishin qenë në valutë euro kurse 19 mijë të tjera kishin qenë franga zvicerane.

“Kam qenë prezent kur i janë dhanë (motrës) 19 mijë franga zvicerane dhe 20 mijë euro, por qysh është paguar toka në vitin 2012 nga blerësi unë nuk e di”- tha dëshmitari.

Uka tha se Nuhredin Skenderi kishte punuar për të marrë zanatin në dyqanin e tij në Prizren që si veprimtari kishte bërjen e ëmbëlsirave.

Dëshmitari tha se i kishte dhënë para në vlerë prej 300-400 euro për punën që e bënte në dyqan Nuhredin Skenderit.

Lidhur me rastin e shitblerjes së tokës Gjykata vendosi për propozimin e mbrojtjes së Nuhredin Skenderit që të ftohet për të dëshmuar babai i nënës së Nuhredin Skenderit dhe të Amir Ukës me qëllim që të qartësohet mënyra si ishte bërë shitblerja e parcelës së tokës në Prevallë.

Ardian Gjuraj, Nuhredin Skenderi, Mentor Bellaqa dhe Ergim Syla, ishin katër të dënuarit në shkallë të parë për terrorizëm, të cilëve Gjykata e Prishtinës u kishte shqiptuar mbi 30 vjet burgim më 30.01.2024.

Ardian Gjuraj ishte dënuar me 9 vjet burgim. Mentor Bellaqa ishte dënuar me 6 vjet e 6 muaj. Ergim Syla ishte dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim. Kurse Nuhredin Skenderi ishte shpall fajtor për financim dhe lehtësim të terrorizmit, vepër për të cilën ishe dënuar me 8 vjet e 6 muaj burgim dhe gjobë 5 mijë euro.

Krahas këtij dënimi Nuhredin Skenderit i ishin sekuestruar nga hetuesia gjatë bastisjes edhe 39 mijë euro.

Lidhur me këtë shumë të parave që i ishin sekuestruar nga Prokuroria dhe ishin konfiskuar nga Gjykata e shkallës së parë, Gjykata e Apelit rastin e ka kthyer për gjykim përsëri vetëm sa i përket pjesës së mjeteve monetare.

Ky rast në Departamentin Special ishte trajtuar nga trupi gjykues me kryetaren Valbona Musliu Selimaj, anëtarët Mentor Bajraktari dhe Valon Kurtaj.

Sipas aktakuzës voluminoze të Prokurorisë Speciale, të akuzuarit kishin bërë përpjekje për të bërë një strukturë organizative për kryerjen e akteve terroriste në Kosovë, periudha kohore mars 2021 deri më 10 tetor të vitit 2021.

Të njëjtit kishin kontaktuar një person me gradë të lartë në organizatën terroriste ISIS e ku janë angazhuar për sigurimin e armatimit të llojit RPG (raketahedhës), eksploziv dhe armë të zjarrit.

Ergim Syla së bashku me Ardian Gjurajn akuzohen se ishin përkujdesur për sigurimin e armëve e të njëjtat i kishin fshehur në një fuçi të plastikës duke i groposur 3,780 fishekë, 6 granata dore, 7 detonatorë të granatës, mitraloz me tri këmbë, një pushkë automatike “AK-47” e armë të tjera të kalibrave të ndryshëm.

Gjatë kontrollimit të Policisë edhe në shtëpinë e Mentor Bellaqës ishte gjetur një arsenal armësh llojesh të ndryshme.

Në po të njëjtën ditë, më 10.10.2021 në komunën e Gjakovës, gjatë tentimit për t’i pranuar-blerë një RPG, 8 predha të mortajës së dorës, një pajisje optike për zmadhim (dylbi) e RPG-së, e me rastin e implementimit të masave të fshehta të vëzhgimit dhe hetimit e blerjes së simuluar prej të pandehurit Shkodran Krasniqi, nën përcjellje të tij ishin edhe Nuhredin Skenderi e Mentor Bellaqa me automjetin e markës “Golf V” kanë ikur nga vend i ngjarjes dhe më pas të gjithë të pandehurit arrestohen.

Tutje të pandehurit Ergim Syla dhe Ardian Gjuraj për veprat e lartcekura akuzohen edhe për mbajtje e kontroll të paautorizuar të armëve.

Për mbajtje të paautorizuar akuzohet edhe Mentor Bellaqa.

Raportimet lidhur me këtë rast mund t’i lexoni duke klikuar në LINK 


Postuar

, ,

nga