RRUFE

Kurti në fundjavë pret në Kosovë presidenten e Komisionit Europian

Kryeministri i Kosovës do të pres gjatë fundjavës në Kosovë presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, më 23.10.2024, ai tha se me von der Leyen të do të diskutojnë në lidhje me Zbatimin e Planit të Reformave dhe të Rritjes.

Ndër të tjera, Kurti përmendi të arriturat në Samitin e Berlinit të mbajtur më 14 tetor në Berlin.

“Doli të jetë një proces i suksesshem që ka bashkuar vendet e rajonit dhe Bashkimin Europian”- tha ai, duke shtuar se Kosova avokon dhe afirmon bashkëpunimin të madh rajonal bazuar në rregullat e BE-së.

“Ndërkohë që kemi paralajmëruar vendimin që i jep fund pritjes gati dyvjeçare që Bosnja dhe Hercegovina të ratifikojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë, duke u mundësuar kështu qytetarëve të Bosnjes dhe Hercegovinës të udhëtojnë me letërnjoftime në drejtim të Kosovës nga 1 janari 2025”- tha Kurti.

Ndërsa për marrëveshjen e re për arsimin e lartë që u nënshkrua në Berlin, ai tha se është në vazhdimësi të marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave të arsimit të lartë.

Kjo Marrëveshje rregullon qasjen në arsimin e lartë dhe pranimin për të studiuar institucionet e arsimit të lartë publik të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, shkruan në marrëveshje.

“Pas ratifikimit nëpër parlamentet e vendeve të ndryshme, një nxënës që ka kryer shkollën e mesme apo një student që do të vijojë studimet master do ta ketë më të lehtë të fillojë studimet në institucionet publike të arsimit të lartë në një nga gjashtë vendet e BE-së”- tha Kurti.

Kurti tha se në Berlin miratuan planin e veprimit që është shtyllë e Planit të Rritjes nga i cili “Republika jonë fiton 882.6 milionë euro”.

Von der Leyen, ka thënë në konferencën pas Samitit të Berlinit se pesë nga gjashtë agjendat e reformave do të miratohen këtë javë dhe kjo do të thotë se pagesat prej 6 miliardë eurosh nga Plani i Rritjes mund të fillojnë të rrjedhin para fundit të këtij viti [2024].

“Kjo nuk mund të bëhej pa Procesin e Berlinit”- tha von der Leyen në konferencë për media pas Samitit të Berlinit, më 14.10.2024

Von der Leyen tha se kur shohin nga e ardhmja i shohin të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor pjesë të Bashkimit Europian.

Procesi i Berlinit ka nisur në vitin 2014 nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel. Para kësaj nisme, presidenti i atëhershëm i Këshillit Europian, Jean-Claude Juncker kishte shpallur ‘pauzë’ në zgjerimin e BE-së.

Më pas, përmes Procesit të Berlinit ishte qëllimi që Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina duke rritur bashkëpunimin mes vete të bëjnë vend në institucionet e BE-së.


Postuar

nga