Policia në Pejë ka shpallur në kërkim një person, të dyshuar për veprën penale – vrasje e rëndë në tentativë.
Me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, Pajtim Etemi, Policia ia ka publikuar edhe fotografinë e tij, me autorizim të Prokurorisë së Pejës.
Në fotografinë e të dyshuarit që ka publikuar Policia, ka edhe të dhënat se Pajtim Etemi ka lindur më 01.05.1990, nё fshatin Grabanicё të Klinёs.
Si rrjedhojë, Policia ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët nëse kanë informacion për vendndodhjen e të dyshuarit, ta njoftojnë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes numrave të Policisë: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) dhe në email adresën: info@kosovopolice.com.