RRUFE

Arrestohet një person në Bërnjak, Policia i gjeti fanella dhe vizitkarta me mbishkrime nacionaliste

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Bërnjak, për shkak se në veturën e tij ka gjetur shtatë fanella dhe 148 vizitkarta me mbishkrime nacionaliste.

Sipas Policisë, i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i cili ka ndodhur më 23.10.2024, është iniciuar si “nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit.


Postuar

nga