Dy persona të panjohur dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë më 24.10.2024.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore ku kanë takuar dy viktimat (burra), të cilët kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes fizike, njofton Policia.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Policia ka njoftuar se rasti është nën hetime.
Rasti është klasifikuar si vepër penale “armëmbajtje pa leje/lëndim trupor”.