Një aksident trafiku ka ndodhur sot, më 25.10.2024, në Veternik, në Prishtinë.
Kallxo.com ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes.
Nga pamjet shihet se një veturë ka pësuar dëmtime, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
KALLXO.com ka pyetur Policinë për këtë aksident por nuk ka marrë përgjigje deri në momentin e publikimit të lajmit.
