Një burrë po dyshohet se theu urdhrin e gjykatës dhe iu afrua ish- bashkëshortes së tij e më pas e kërcënoi të njëjtën.
Gruaja e ka raportuar rastin në polici deri sa kishte thënë se ishte në një lokal ushqimor dhe aty kishte shkuar ish- bashkëshorti dhe e kishte kërcënuar.
Viktima në këtë rast kishte edhe një urdhër mbrojtje që ish- bashkëshorti mos t’i afrohej por që i njëjti nuk e kishte përfillur këtë urdhër.
Ngjarja u regjistrua në Malishevë më 25.10.2024 ndërsa rasti është iniciuar si dhunë në familje si dhe shkelje e urdhrit mbrojtës.
Policia kishte vepruar menjëherë dhe i dyshuari ishte arrestuar e më pas edhe intervistuar.
Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori kujdestar i shtetit.
Me vendim të këtij të fundit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.