Një burrë e ka njoftuar Policinë në Prishtinë se e kishte gjetur në banesë një person pa shenja jete.
Rasti ka ndodhur më 27.10.2024, rreth orës 15:00.
Sipas njoftimit të Policisë, në vend të ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore.
“Rasti është duke u hetuar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 28.10.2024.
Rasti është inicuar si ‘hetim mbi vdekjen’.