Një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka rrahur gruan e tij, në Fushë Kosovë.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës në të cilin thuhet se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”- thuhet në raport.
Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Graçanicë.
Babai ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka probleme me djalin i tij dhe se djali ka rrahur atë.
Sipas policisë nuk ka të lënduar.
“Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”- thuhet në raport.
Në Ferizaj, një person është arrestuar sepse dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”- theksohet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.