RRUFE

Skenderaj, arrestohet një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e datës 28.10.2024, Policia në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi gjatë kontrollit të detajuar në posedim tek personi i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ndërsa pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”- thuhet në njoftim.

Policia thekson se ndaj të dyshuarit është iniciuar raste për veprën penale “mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës” .


Postuar

nga

Etiketa: