110 gramë pluhur i bardhë, i dyshuar të jetë kokainë në vlerë 10 mijë euro, është kapur nga Policia e Kosovës në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht në Graçanicë.
Policia njofton se ajo u gjet në një veturë me targa vendore, të cilën e ndaluan pas pranimit të informacioneve përmes rrugëve operative dhe hetimore më 29.10.2024.
“Në cilësinë e provave materiale lidhur me rastin janë sekuestruar: 110 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një veturë, para kesh 200 euro dhe një telefon celular” – thuhet në njoftim.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë pas konsultimit me prokurorin kompetent.