RRUFE

E ngacmoi me mesazhe dhe e përcolli me veturë për dy vite radhazi, viktima raporton rastin në Polici

Një grua në Prishtinë ka raportuar në Policinë e Kosovës një rast të ngacmimit, që dyshohet se i është bërë për dy vite radhazi.

Ankuesja ka raportuar rastin dje, më 29.10.2024, dhe e njëjta ka thënë se i dyshuari përgjatë dy viteve (2022-2024) e ka ngacmuar me mesazhe dhe e ka përcjellë në vazhdimësi me veturë.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


Postuar

nga