RRUFE

U kap me kokainë në vlerë 10 mijë euro në Graçanicë, i dyshuari është taksist

Vlerën prej 10 mijë euro dyshohet se arrin sasia prej 110 gramë pluhur i bardhë, i dyshuar të jetë kokainë, që u gjet nga Policia e Kosovës në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht në Graçanicë.

Sasia narkotike e dyshuar të jetë kokainë është gjetur dje, më 29.10.2024, teksa në raportin 24 orësh policor është thënë se kjo substancë është gjetur gjatë kontrollit të një veture, e cila shfrytëzohet për taksi.

Policia njofton se ajo u gjet në një veturë me targa vendore, të cilën e ndaluan pas pranimit të informacioneve përmes rrugëve operative dhe hetimore më 29.10.2024.

“Është arrestuar i dyshuari taksist, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij të punës (taksi) i është gjetur dhe sekuestruar 110 gram substancë narkotike e llojit kokainë, një veturë, 200 euro dhe një telefon mobil” – tha Policia.

Tutje u njoftua se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si posedim i substancave narkotike.

https://kallxo.com/lajm/gracanice-policia-gjen-ne-nje-veture-kokaine-ne-vlere-10-mije-euro/


Postuar

nga