RRUFE

Vjedhje në një kioskë në Mitrovicë të Jugut, ende nuk ka të arrestuar

Në një kioskë në qendër të Mitrovicës së Jugut dyshohet se ka ndodhur një vjedhje mëngjesin e datës 31.10.2024.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Polica.

Sipas Policisë, ende nuk ka ndonjë të arrestuar.

“Ju konfirmojmë se sot në orët e mëngjesit është raportuar në polici një rast i vjedhjes, në një kioskë në Mitrovicë. Ju njoftojmë se për momentin nuk ka persona të arrestuar, meqenëse rasti është në proces të hetimeve informata te tjera për momentin nuk mund të ipen për arsye se mund te ndikojnë në hetimin e rastit”- thuhet në përgjigjen e Policisë.


Postuar

nga