Raporti i progresit për vitin 2023 ka ardhë me përfundimin se Këshilli Prokurorial i Kosovës duhet të përsërisë procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit duke respektuar parimet e transparencës dhe meritokracisë.
Sipas raportit të progresit për vitin 2023 thuhet se funksionimi i KPK-së dhe KGJK-së është adekuat, por që duhet të sigurohet që kjo të jetë në vazhdim.
Sipas raportit të progresit edhe KPK edhe KGJK kanë emëruar në krye të këshillave, gra.
Raporti i progresit tutje thotë se KGK ka rritur transparencën dhe komunikimin me publikun.
KPK ka marrë vendim për shpalljen e konkurseve për emërimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe emërimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, nga data 16 tetor deri më datën 3 nëntor 2023.
Blerim Isufaj ishte votuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të ri të Shtetit. Me 11 vota pro Blerim Isufaj është nominuar për kryeprokuror të ri të Shtetit.
Emri i tij ishte propozuar që nga 16 prilli i vitit të kaluar por që dekretimi i Isufajt kishte ngecur në zyrën e Presidentes Osmani.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një intervistë në emisionin “Kallxo Përnime”, kishte thënë se do të studiohet çdo detaj para vendimit për dekretimin ose jo të Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit.
“Nuk është vendim i cili merret shkel e shko. Kryeprokurori në sistemin tonë të drejtësisë ka rol kyç në vendosjen e drejtësisë, prandaj edhe do të studiohet secili detaj”, kishte thënë presidentja Osmani.
Madje Osmani kishte thënë se procesi i dekretimit nuk do të zgjaste.