Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mesditën e sotme, më 30.10.2024, në rrugën Pejë-Prishtinë në fshatin Llozicë.
Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve që ka pësuar në këtë aksident.
Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Menjëherë pas marrjes së informacionit, Policia dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendngjarje, ku personeli mjekësorë ka konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor” – tha Policia.
Tutje u tha se sipas të dhënave të para, në aksident është përfshirë një motoçikletë.
Elezaj tha se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, ndërsa Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin.