Një burrë ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi motoçikleta të cilën kishte qenë duke e drejtuar është goditur nga një automjet transportues (kombi) në Lipjan, të cilin e drejtonte një person, bën të ditur Policia e Kosovës.
Rasti ka ndodhur më 22.10.2024, rreth orës 15:40 në rrugën “Ibrahim Rugova”.
“Viktima është dërguar në tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 23.10.2024.
Rasti është inicuar – aksident trafiku me lëndime.