Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur më 16.10.2024 në magjistralen Mitrovicë- Prishtinë përkatësisht në fshatin Kçiq.
Këtë e ka konfimuar për KALLXO.com, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime, shkaktuar rreth orës 14:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ne segmentin rrugor në fshatin Kçiq. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar katër persona”- tha ai.
KALLXO.com ka siguruar një video-incizim nga vendi i ngjarjes: