RRUFE

Aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete në Prishtinë, lëndohet motoçiklisti

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një automjeti dhe motoçiklete në Prishtinë.

Personi i lënduar, drejtues i motoçikletës, është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 19:20, në rrugën “Ahmet Haxhiu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (motoçiklisti)”- ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka theksuar se rasti është duke u hetuar nga njësiti i trafikut.


Postuar

nga

Etiketa: