RRUFE

Aksident në rrugën Gjilan-Kamenicë, vdes një person rreth 33-vjeçar

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e së hënës (21.10.2024) në rrugën Gjilan-Kamenicë, në afërsi të një pompe të karburanteve.

Një person ka vdekur si pasojë e këtij aksidenti, ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendrës Emergjente, jemi njoftuar se rreth orës 07:38 vozitësi i veturës i moshës rreth 33-vjeçar ka ndërruar jetë” – tha zëdhënësi.

Tutje zëdhënësi shtoi se nga informata e fundit që kanë marr nga mjeku, një drejtues i kamionetës dhe një pasagjer janë jashtë rrezikut për jetë.

Hashani njoftoi se prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e trafikut rajonal të Policisë janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhur ky aksident i rëndë.


Postuar

nga