Një aksident trafiku ka ndodhur më 28.10.2024, në qendër të Suharekës.
Një veturë ka goditur një pemë e po ashtu disa pengesa të vendosura në fillim të sheshit të këtij qyteti.
Disa fotografi të dërguara në KALLXO.com tregojnë se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës.
Nuk dihet ende nëse ka ndonjë person të lënduar nga ky aksident.
Lidhur me rastin KALLXO.com ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të përgjigjes.